Çfarë mund të ketë...

E publikuar më
09/11/2015 nga
 
img

 

 
 
Çfarë mund të ketë në
 
UJIN E ZAKONSHEM ?
 
 
 

 

 
 
 
Përmes emailit dhe telefonit ne na pyesin shpesh se cilat janë opsionet më të mira për një ujë të shëndetshëm dhe cilat janë filtrat e mundshëm që e realizojnë një gjë të tillë. Për shkak të përvojës dhe investimit tonë shumëvjeçar në këtë sektor, ne jemi në gjendje që ti japim përgjigje këtyre pyetjeve.
 
 
 
Cilësia e ujit nuk mund të merret si e garantuar. Rrjeti i amortizuar i ujësjellësve shpesh herë nuk i plotëson standardet. Në dukje mund të duket i pastër, por ka shqetësime të vazhdueshme se ujrat nëntokësore janë të ndotura nga një sërë kimikatesh dhe ndotësish mikrobiollogjik. Nuk është çudi që shumë prej nesh mendohen shumë herë para se të pinë qoftë edhe një gllënjkë të vetme nga rubineti.

 

 
 
 
Çfarë mund të ketë në ujin që përdorni?
 
Uji juaj mund të jetë i ndotur nga çdonjëra nga papastërtitë e mëposhtme. Në rast se jeni të shqetësuar për cilësinë e ujit që përdorni, analizojeni atë në një laborator të specializuar. Sistemi i filtrimit të ujit që mund t'ju nevojitet varet nga cilësia e ujit me të cilin furnizoheni.

Papastërti me shije dhe aromë të keqe: Në rast se uji juaj ka aromë dhe shije të keqe, nuk ka dyshim se ju mund ta pastroni atë duke përdorur filtra. Uji i ujësjellësit shpesh mban erën e klorit, e cila gjithashtu mund të mënjanohet përmes filtrave. Filtrat e ujit zakonisht i trajtojnë këto rrethana duke përdorur filtra me karbon të cilat absorbojnë papastërtitë.

Ndryshku dhe llumi: Ju mund të dalloni grimca të ngurta në ujë. Psh, llumi mund të depozitohet në pjesën e poshtme të lavamanit ose paisjeve hidro-sanitare. Grimcat më të mëdha mund te depozitohen në tubacione, pjesët bashkuese apo rubineta. Grimcat e vogla mund të grumbullohen edhe në fundin e një gote me ujë kur ju e leni të qetë për pak kohë. Ndryshku dhe llumi mund të pastrohen lehtësisht nga filtra të veçantë. Këto filtra mund të instalohen për të gjithë shtëpinë. Kështu ju mund të mbroni jo vetëm ujin që pini, por edhe cdo paisje që përdor ujë.

Bakteriet / Organizmat patogjene: Në rast se ju furnizoheni me ujë pusi, ka shumë mundësi që uji të jetë i kontaminuar me baktere dhe organizma patogjene. Shumë bakterie dhe organizma patogjene jetojnë në kushte normale në tubacione të ujrave të pastër. Të tjerë vijnë si rezultat i ndotjes së ujit. Disa nga këto bakterie dhe organizma patogjene ndikojnë në shijen dhe aromën e ujit, por disa jo. Sporofite si Cryptosporidium dhe Giardia janë mikro-organizma të njohur për ndotjen edhe të ujit të trajtuar me klor. Ato mund të shkaktojnë sëmundje dhe janë rrezik serioz për të vegjlit, të moshuarit ose ata me imunitet të dobët. Filtrat e ujit janë të pajisur me materiale të ndryshme filtrues, të cilët bëjnë të mundur mbrojten nga këto ndotës.

Plumbi: Instalimet e vjetra hidraulike mund të jenë kryer me lidhje plumbi. Ai është pa shije dhe pa aromë, por duhet shmangur sa më shumë të jetë e mundur. Ekziston mundësia që të evitohet nga uji i pijshëm me anë te filtrave të posaçëm që vendosen në rubinetë dhe lavamanë.
 
 
Alb Uji
 
Në Shqipëri, ne të Albuji-t jemi të vetmit që ofrojmë zgjidhjet më të avancuara për pastrimin e ujit për nevoja familjare, industriale dhe komerciale. Zgjidhjet që ju ofrojmë kanë çmimin më të mirë dhe shërbimin më të specializuar.

Sot, më shumë se kurrë ju keni nevojë për ujë të cilesisë së lartë dhe sisteme të garantuara pastrimi. Kompania që qëndron pas tyre e ka emrin Albuji. Sistemet tona të filtrimit me osmozë të dyfishtë janë të pakonkurueshme.

Albuji disponon sisteme standarde por edhe të personalizuara që mund të montohen shpejt dhe mirembahen lehtë. Zgjidhet tona variojnë që nga nevojat e thjeshta për pastrimin e ujit të një rubinete të vetme, në pastrimin e ujit të të gjithë shtëpisë apo për nevoja komerciale dhe industriale.
 
 
 
 

 

 
Na telefononi
 

 

 
ALB UJI
 
Rruga Dritan Hoxha
Blloku i pallateve Gintash
Laprake, Tiranë
 
 
 

Në rast se ju e pëlqeni këtë publikim, klikoni ndonjë nga butonat e mëposhtëm.
Kështu edhe miqtë tuaj mund të kenë rast për ta lexuar.